Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Barazoi në ndeshjen e parë të Kupës, Ernest Gjoka i pakënaqur me skuadrën: Gabimi i portierit është njerëzore, çdo ndeshje duhet vlerësuar

Shkruar nga NEWSPORT
Barazoi në ndeshjen e parë të Kupës, Ernest Gjoka i

Shkëndija pa epërsi do të udhëtojë vitin e ardhshëm në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës, pasi sot në takimin e parë nuk shkuan përtej barazimit 1:1 me Rabotniçin. Goli i katërt në tre ndeshjet e fundit nga braziliani Junior kaloi epërsi 1:0 pas vetëm 8-të minutave lojë. Kuqezinjtë kishin kontroll të plotë të lojës dhe miqtë për të barazuar duhej të ndodhte gabimi i portierit Zahov, që ndëshkohet nga Stojkov për barazim 1:1. Ndeshja e kthimit luhet më 4 mars të vitit të ardhshëm në Shkup.

Ernest Gjoka: "Nuk është rezultat aq i mirë, sepse ndeshjet e Kupës janë ndeshje specifike dhe kërkojnë të jesh sa më i saktë dhe mos pësosh gol. Por gjithsesi mendoj që kemi edhe një ndeshje të cilën duhet ta interpretojmë më mirë. Potencoj se momenti që disa lojtarëve u jepet mundësia të luajnë, duhet të japin akoma më shumë, sepse këto janë mundësitë që të mbajnë ritmin dhe të marrin besimin e trajnerit".

"Nuk është çështja nëse u arsyetua besimi, por është çështje e ritmit dhe e agresivitetit. Kjo është ajo që po kërkojmë, të dimë si të sillemi në fushë në të gjitha ndeshjet dhe në momentet që u vjen mundësia duhet të dinë ta kapin mundësinë".

"Pas epërsisë mendoj se e ulëm pak ritmin dhe kjo nuk ishte gjë e mirë. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje dhe çdo minutë, sidomos në ndeshjet e Kupës. Në këtë garë duhet të jesh superior për të krijuar epërsi për ta bërë më të lehtë ndeshjen e kthimit".

"Pranimi i golit ishte gabimi jonë që janë mëse normale në futboll, janë gabime njerëzore. Por duhet të jemi më të vëmendshëm që mos të bëjmë pasime të shumta në një moment kur jemi nën presion. Janë disa ligje në futboll, topi duhet të nxiret nga një zonë në zonën tjetër. Por gjithsesi ndodhi një gabim që i dha më shumë oksigjen kundërshtarit që më pas menaxhoi pak më mirë pjesën e mbetur të pjesës së parë. Kurse pjesa e dytë ishte ndryshe, por që nuk kishim qartësinë për të shënuar golin".

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga