Janë zhvilluar ditën e sotme 3 ndeshjet e parë të vlefshme për javën e 25-të të Superligës së Kosovës. Në këto sfida janë shënuar 8 gola, teksa rezultatet ishin padyshim surprizuese.
Ballkani i Ilir Dajës u mposht në transfertë përballë Fushë Kosovës. Vendasit ndëshkuan ekipi nga Suhareka dy herë, ku të dy golat u shënuan nga Skrijelj. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Fushë Kosovës, me Ballkanin që e kishte shumë të vështirë të reagonte.
Humbje surprizë pësoi edhe Llapi i drejtuar nga Tahir Batatina. Skuadra që renditet në vendin e dytë vetëm 1 pikë larg Ballkanin kryesues, u mposht nga Malisheva 2-1. Golat për Malishevën vendase u shënuan nga Drilon Hazrollaj, me talentin që arrin kështu në kuotën e 17 golave sezonalë në Superligë. Në krahun tjetër, goli i Januzit nuk mjaftoi që Llapi të dilte me pikë nga kjo sfidë.
Në ndeshjen tjetër Gjilani mori një fitore të rëndësishme, duke mposhtur pa probleme me rezultatin 3-0 Lirinë e Prizrenit, që mesa duket e ka të sigurt rënien nga elita e futbollit të Kosovës.
[caption id="attachment_728638" align="alignnone" width="659"] Tabela e klasifikimit në Superligën e Kosovës[/caption]