Elis Bakaj u transferua nga Tirana te RNK Split këtë merkato vere, ndërsa me skuadrën kroate, sulmuesi kryeqytetas po kalon një formë shumë pozitive. 27-vjeçari ka shënuar dy javë më parë golin e parë me fanellën e ekipit të ri, ndërsa dha edhe asisin në golin e dytë në sfidën kundër Cibalia që përfundoi 2-2.
Megjithatë, së fundmi Bakaj ka vendosur që të ndryshojë edhe "look" duke hequr mjekrën, çka ka bërë që sulmuesin kryeqytetas të mos e njihnin as shokët e tij. Një gjë të tillë e dëshmon edhe biseda me Eros Grezdën, Amir Rahmanin dhe Erando Karabecin në foton e postuar nga Elis Bakaj në rrjetet sociale.
Ja biseda e plotë e Elis Bakajt me miqtë e tij:
[gallery columns="1" size="full" ids="28647"]
[gallery columns="1" size="full" ids="28648"]