
Zhdukja e avionit me të cilin udhëtonte Emiliano Sala, ka tronditur botën anëmbanë. Së fundmi, ka folur babai i lojtarit Horacio Sala, i cili mes lotësh ka treguar:
"Hera e fundit që kam folur me të ka qenë e dielë. Të gjithë jemi të surprizuar dhe befasuar nga ajo që ka ndodhur. Nëse nuk e kanë gjetur deri tani, atëherë kam frikë se është sinjal i keq".
Ai nuk e lëshon veten, mundohet të jetë i përmbajtur duke pritur fërshëllimen përfundimtare të jetës së të birit.
"Më zgjuan në mëngjesin e ditës së hënë, ora 6.15 dhe më thanë se avioni ishte zhdukur. E dija që do të kthehej në Francë për të përshëndetur ish-shokët, por vetëm kaq. Do të më pëlqente të ishte gjallë, por po humbas shpresat. Nëse nuk po e gjejnë deri tani, kam frikë se...
E di që në udhëtim e sipër i ka dërguar një shoku mesazh në Whatsapp, përpara se të humbiste sinjalin, duke i thënë se kishte frikë dhe se nëse nuk do ta gjenin, do të dinte atë që kishte ndodhur. Dhe një mesazh shkurt: Kam frikë baba!".