Theo Hernandez ka marrë lajmin e mirë. Mbrojtësi i Milanit do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e shtatzanisë së partneres Zoe Cristofoli e ka dhënë e përjavshmja Oggi.
Hernandez dhe Cristofoli ka kohë që janë bashkë, e tashmë dashuria mes të dyve do japë frutet e saj. Sa i përket fushës së lojës, francezi 24 vjeçar është pjesë e pandashme e skemave të trajnerit Pioli, e në këtë sezon ka luajtur 7 ndeshje, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar 2 assiste.