Atletico Madrid është një nga skuadrat që është e apasionuar pas futbollistëve të Barcelonës. Madrilenët kanë rrëmbyer plot lojtarë nga radhët e katalanasve. Ndërsa një tjetër futbollist pritet t’i bashkohet Atelticos këtë merkato.
“Koloçoneros” këtë verë i nevojitet një numër 5-ë për të ndihmuar dhe oksigjenuar Koken në ndërtimin dhe shpërndarjen e topit. Andrea Berta ka vënë në tavolinë dy emra, Marco Verratti dhe Franck Kessié. Dy lojtarë që nuk janë të njëjtit profil, por që janë dy emra të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.
Tashmë Atletico pritet të studojë me interes tregun pasi me Barcelonën do të jetë pak më e vështirë për të negociuar këtë herë. Përsa i përket PSG-s, madrilenët nuk kanë bërë kurrë një marrëveshje më parë. Të dyja transferimet do të kenë vështirësit e veta por pritet me inters se cila do të jetë lëvizja e Atleticos.