Berat Gjimshiti u transferua në janarin e këtij viti te Atalanta nga skuadra e Zyrihut. Mirëpo pothuajse shumicën e kohës lojtari është lënë në stol. Vetëm 3 ndeshje janë rregjistruar për të në gjysmën e sezonit. Mediat italiane kanë aluduar për një transferim të tij te skuadra e Lacios. Vetë faqja zyrtare e ekipit të Atalantës e ka njoftuar tratativën.
E nëse përmendim Lacio, lojtarë shqiptarë, emri i parë që të vjen në mendje është padyshim ai i menaxherit të skuadrës italiane Igli Tare. Tare duke njohur vlerat e lojtarit mund ta transferojë atë në ekipin lacial.
Gjimshiti nuk ikshte i përzgjedhuri i teknikut De Biazi për në Europian. Ndërkohë që me skuadrën italiane të Atalantës ai ka një kontratë 3 vjeçare.