Marco Asensio nuk do të vazhdojë te Real Madridi pasi nuk arriti një marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor, dhe tani spanjolli po shqyrton dy opsione. PSG-ja duket më e avantazhuar, ndërsa Aston Villa e ka vendosur lojtarit në qendër të një projekti për sezonin e ardhshëm.
Rruga drejt Parisit duket se e tërheq shumë futbollistin, i cili për momentin nu ka marrë ende një vendim. PSG i ka ofruar Asensio një kontratë për katër ose pesë vitet e ardhshme. Ndërkohë skuadra angleze akoma nuk ka arritur të ndryshojë “mendjen” e sulmuesit.
Asensio pritet të shpallë vendimin e tij në ditët në vijim. Të dielën e ardhshme spanjolli do të ketë mundësinë t'u thotë lamtumirë tifozëve të Bernabeut në ndeshjen e fundit të sezonit.