Kenan Yildiz është padyshim një nga lojtarët më të spikatur në Juventusin e këtij sezoni. Ylli i “Zonjës së Vjetër”, edhe pse është vetëm 18-vjeç është kthyer në një nga pikat kyçe të ekipit të drejtuar nga Allegri.
Deri më tani, përsa i përket këtij sezoni, Yildiz ka shënuar 3 gola mes Serie A dhe Kupës së Italisë. Statistikat dhe performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve “big” të futbollit europian, me Arsenalin i cili është i gatshëm të “shkundë” xhepat.
“Topçinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e turkut të lindur në Gjermani. Anglezët nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi Juventusi do të bëjë çmos për të mbajtur në ekip një lojtar që ka potencial për të qenë një ndër më të mirët në botë.
Por nuk është vetëm Arsenali ekipi i interesuar. Liverpooli dhe Borussia Dortmund janë dy ekipet e tjera të mëdha që kanë kërkuar më shumë informacion përsa i përket adoleshentit, por Arsenali mesa duket po përgatitet të bëjë hapa konkretë.
[caption id="attachment_725020" align="alignnone" width="676"] Kenan Yildiz[/caption]