Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Armando SADIKU zbulon planet e REJAS me MOLDAVINË, ndan mendjen për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Armando SADIKU zbulon planet e REJAS me MOLDAVINË, ndan mendjen për

Sulmuesi i kombëtares Armando Sadiku deklaroi për "Supersport" në prag të ndeshjes së radhës me Moldavinë për EURO 2020 se ai ndihet më komod me skemën me dy sulmues 3-5-2. Futbollisti i Levantes, i cili mori pak minuta në sfidën ndaj Islandës u shpreh ndër të tjera se Reja po punon vetëm me skemën 3-5-2.

Në lidhje me të ardhmen në klube, Sadiku qartësoi se do të kthehet te Levante, pasi nuk do të lë në mes një kapitull të panisur mirë.

"Mbështetja e tifozëve kuqezi në 'Elbasan Arena':Kemi patur gjithmonë mbështetje nga tifozët. Uroj të na bëjnë nesër lojtarin e 12. Kemi vërtetë nevojë për ata në këtë takim.

Skema me 2 sulmues:Kur kam luajtur me një uslmus, duhejt të përqëndrohesh 120%. Me dy sulmues ke më shumë raste. Me skemën aktuale me dy sulmues ndihem më mirë.

Islanda:Nuk patëm topa në hapësirë prapa mbrojtjes nga mesfusha. Në Islandë, ishte një terren i vështirë, frynte erë. Duheshin krosime të sakta. Fola dhe me trajnerin, që çaluam në topin e fundit.

4-3-3:Deri tani, Reja nuk ka aplikuar skemë tjetër, përveç 3-5-2.

Levante:Po, do të kthehem atje. Kam një kontratë 1+1. Do të filloj fazën përgatitore. Edhe kur kam luajtur në Lugano më kanë qëndruar pranë. Do të kthehem atje se kam kontratë. Të vazhdoj atje ku e lashë", u shpreh Sadiku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga