Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Firmosi ditën e fundit të merkatos, prezantohet Armand SADIKU: Te Malaga mungojnë sulmuesit prandaj jam këtu, kam folur me Baren para se të vija

Shkruar nga NEWSPORT

Armando Sadiku firmosi pak ditë më parë me skuadrën e tij e të re, Malagan. Bomberi kuqezi nuk kishte hapësira te Levante dhe në fundin e merkatos u huazua në Ligën e dytë spanjallo ku do të jetë shok skuadre me Keidi Baren. Ditën e sotme është bërë edhe prezantimi i tij përpara mediave.

"Kam folur me trajnerin dhe më ka thënë se në skuadër mungojnë sulmuesit dhe kështu më takon mua të luajë këtë të shtunë me Malagan. Jam një sulmues qendre, që i pëlqen të qendrojë brenda zonës dhe të shënojë gola. Vij këtu për të ndihmuar ekipin. Sot kam kryer stërvitjen time të tretë, trajneri është një njeri shumë pozitiv dhe më ka shpjeguar mënyrën sesi do të luajmë. Jam shumë i kënaqur pasi më kanë pritur shumë mirë.

Para se të vija këtu kam folur edhe me Keidin Baren dhe më ka tregua që kemi pasur një ekip të mirë sezonin e kaluar, por edhe tani. Jam në një ekip ku mungojnë sulmuesit dhe kjo arsye më ka motivuar më shumë që të vija këtu (qesh). Më kanë folur për klubin, ndërsa tani më takon mua të shënoj gola për Malagan.

Kisha 3 oferta në ditën e fundit të merkatos, por kur doli opsioni Malaga doja të vija këtu dhe për këtë prita dy ditë. Është një klub i madh dhe gjithmonë luanë në Laliga. Trajneri na motivion shumë në dhomat e zhveshjes dhe ne mendojmë vetëm të luajmë".

Sadiku gjatë prezantimit te Malaga.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga