Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Arena mban 20 mijë vetë, Florian Marku jep detajet për sfidën e shumëpritur

Shkruar nga NEWSPORT
Arena mban 20 mijë vetë, Florian Marku jep detajet për

Florian Marku do të zbresë në ring kundër Chris Kongo. Më 31 mars në O2 Arena të Londrës, Marku do të ndeshet me rivalin e radhës. Biletat pritet të dalin në shitje javës tjetër, në arenën që mban rreth 20 mijë vetë.

“Ju pres të gjithëve në 31 Mars në O2 Arena, Londër. Kanë kaluar dy vjet e gjysëm që nga ndeshja ime e fundit në Londër. Mezi pres të rikthehem dhe t’ju jap mundësinë të gjithëve të shijojnë një ndeshje të bukur Live e cila do të transmetohet dhe në Sky Sports për ata që nuk do kenë mundësinë ta ndjekin Live. Biletat dalin në shitje javës tjetër”, shkruan Marku në rrjetet sociale.

Kujtojmë se kjo dyshe pati një konfrontim në gushtin e vitit të kaluar, ku u përplasën me njëri-tjetrin te një konferencë. Marku bën kështu realitet ëndrrën e tifozëve, që kërkonin një përballje mes të dyve pas këtyre ngjarjeve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga