
Arabia Saudite gjithmonë e më shumë po tërheq lojtarët si “magnet”. Por duket se arabët nuk do të ndalojnë vetëm te futbollistët, pasi tashmë kanë nisur të bëjnë gati ofertat edhe për disa trajnerë.
Fillimisht u përfol se Max Allegri është afër Al Hilal, teksa tashmë Gennaro Gattuso ka rënë në radarin e skuadrave arabe.
Ish-mesfushori i Milan është shumë afër nisjes së një eksperience të re në Arabinë Sausite, pasi disa skuadra janë vënë pas ish-timonierit të kuqezinjve dhe Napolit.
Ditë të “nxehta” në këtë merkato për shumë lojtarë dhe trajnerë të cilët po tundohen gjithmonë më shumë nga milionat e arabëve.
Poll