
Apelimi i futbollistit argjentinas, Papu Gomez, është refuzuar. Përdorimi i dopingut bëri që sulmuesi të pezullohej për dy vite, teksa lajmon për refuzimin e apelimit e dha trajneri i Monzas, Palladino.
Kujtojmë që Gomez u dënua për shkak të përdorimit të substancave të palejuara. Testimet iu kryen në vitin 2022, para fillimit të Kupës së Botës, kohë kur sulmuesi ishte pjesë e Sevillas në Spanjë. Transferimi i tij te Monza ishte thjeshtë formal, pasi Gomez nuk luajti asnjë ndeshje për shkak të përgjigjeve të analaizave dhe pezullimit.
Nga momenti në moment pritet që klubi italian i Monzës të dalë me një njoftim zyrtar, ku do të lajmërojë ndërprerjen e kontratës me argjentinasin.
Poll