
Manchester United do t'i besojë edhe për të paktën një ndeshje trajnerit Solskjaer. Raportimet e fundit nga Manchester njoftojnë se bordi i United, pjesë e së cilit është edhe Ferguson, kanë marrë vendimin për të lënë në stol ish-lojtarin e Djajve.
Të paktën edhe ndeshjen me Tottenham, Ole do drejtojë skuadrën, teksa humbja 0-5 nga Liverpool në "Teatrin e Endrrave", ka shkundur skuadrën.
Emri që qarkullon për zëvendësuesin e norvegjezit është ai i Conte. Trajneri italian nuk e ka në stil të marrë një ekip me sezonin e nisur, ndërsa në këtë rast nuk do ishte kundër. Nuk ka ende diskutime mes palëve, ndërsa eksperti i merkatos Fabrizio Romano njofton se italiani është gati për t'u ulur në stolin e United. Conte më herët ka fituar dy trofe me Chelsea në Premier League.