
Serie A është duke zhvilluar ndeshjet e fujndit sa I takon sezonit 2019-2020. Megjithë përpjekjet për të mbajtur nën kontroll situatën, duket se Parma nuk ia ka dalë të shmangë infektimin me Coronavirus të një pjesëtari të saj. Anëtari I stafit nuk bëhet me dije se çfarë pozicioni mbante, ndërsa është karantinuar dhe izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Skuadra e Kastriot Dermakut, mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, vetëm pak ditë më parë ka zhvilluar ndeshjen me Romën, duke sjellë ankth edhe te kryeqytetasit. Parma ka njoftuar se pjesa tjetër e skuadrës është testuar negative, duke vijuar normalisht stërvitjen dhe aktivitetin në Serie A.
Poll