Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ankth dhe panik nga Coronavirus, moderatorja e njohur "tradhëtohet" nga lotët

Shkruar nga NEWSPORT
Ankth dhe panik nga Coronavirus, moderatorja e njohur

Coronavirus vazhdon të ushtrojë presion psikologjik kudo, e imun nuk ka mbetur as bota e sportit. Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri me anë të rrjeteve sociale ka pohuar se po e përjeton jashtëzakonisht keq këtë situatë, me ankthin e frikën që janë të pranishëm. Ajo shfaqet në video me lot në sy,  e kështu nuk e kemi parë ndonjëherë.

"Ka 15 ditë që po qëndroj në shtëpi. Njerëzit e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente. Mbi të gjitha stresi që po kalojmë dhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë është diçka që duket sikur po të merr frymën. Kam filluar ta gjej qetësinë time duke filluar të besoj tek Zoti. Është momenti që të reflektojmë dhe t’i lutemi shumë Zotit që kjo të kalojë. Duhet të bëjmë kujdes sepse kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse nuk qëndrojmë në shtëpi" - shton Ilda Bejleri.

View this post on Instagram

#2javetemianeshpi

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga