Anis MEHMETI nis ëndrrën e madhe, debutim me sukses në Championship
Shkruar nga NEWSPORT
Anis Mehmeti bëri hapin e madh këtë merkato teksa u transferua nga Wycombe në League One tek Bristol City në Championship. Një hap i madh drejt nivelit të dytë për nga rëndësia në Angli. Pas paraqitjeve fantastike me ekipin e mëparshëm ku shënoi 19 gola e 9 asiste në 97 takime, bindi drejtuesit e Bristol për ta transferuar që në janar talentin 22 vjecar.
Fantazisti shqiptar ka bërë ditën e sotme debutimin e tij me ekipin e ri teksa u fut në fushën e lojës në minutën e 60’. Bristol arriti të merrte tre piëk të arta teksa fitoi minimalisht në shtëpi përballë Norwich.
Drejtuesit nuk kanë vendosur një objektiv të rëndësishëm por ndeshjet të merren një nga një për të parë nëse arrihet zona Play-Off. Gjithsesi skuadra është e qetë në mesin e tabelës me 39 pikë, 7 më pak se vendi i gjashtë që të dërgon në Play-Off.