Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Aktivizohet në Angli, Anis Mehmeti: Kam folur me Bushin, dua të luaj në formacion

Shkruar nga NEWSPORT
Aktivizohet në Angli, Anis Mehmeti: Kam folur me Bushin, dua të luaj

Anis Mehmeti, një tjetër talent shqiptar që aktivizohet jashtë vendit me skuadrën e Wycombe në Angli nuk e fshehu kënaqësinë e të qenit pjesë e Kombëtares U-21 teksa foli dhe për të ardhmen.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të luajë ndeshjen e parë eliminatore ndaj Andorrës më 4 qershor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 ndërsa më 8 qershor kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë, po në transfertë.

Ftesa nga Kombëtarja - Ndihem shumë mirë që jam këtu, edhe skuadra më ka pritur mirë. Kur kam marrë ftesën që do të jem pjesë e Kombëtares U-21 kam qenë shumë krenar, që do të luaja për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj Kombëtareje dhe djemtë më kanë pritur shumë mirë. Tani shpresojmë fitore ndaj Andorrës.

Pozicioni në fushë - Kam diskutuar me profesor Bushin dhe do të luaj ose pas sulmuesit ose do të jem numri 8 (në gjuhë futbolli). Unë jam gati të luaj aty ku të më thotë profesori.

Objektivi personal - Objektivi këtë vit është të luaj çdo ndeshje në formacion dhe po shikojmë çfarë ndodh edhe me klubet e tjera, por jam konsultuar dhe për tani është Wycombe.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga