Duket se rrjetet sociale janë kthyer në maninë e të gjithëve. Aq më shumë të atyre që gjejnë interesin e ndjekësve, që kanë një grup njerëzish mbështetës. E reja më e fundit vjen nga Orges Shehi. Portieri ka vendosur të hapë një profil në Instagram, gjë që është krejt normale duke e parë që të gjithë lojtarët e Kombëtares janë pjesë e këtij rrjeti social.
Kjo nuk mund të shpëtonte pa u vënë re nga Andi Lila, i cili i ka ftuar ndjekësit në profilin e tij të ndjekin edhe Shehin tashmë. Pra Lila zgjedh të bëjë reklamë të papaguar. Ndoshta pagesën Orges Shehi do t'ia bëjë në mënyrë miqësore, me shoqërinë e tij të pakushtëzuar.
Galeria fotografike ()
Poll