Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

E përfshinë në një skandal trukimesh, Altin Rraklli rrëfen të vërtetën

Shkruar nga NEWSPORT
E përfshinë në një skandal trukimesh, Altin Rraklli

Altin Rraklli ka sqaruar përfshirjen e emrit të tij në çështjen e trukimeve, ndërsa në një intervistë për "Top-Channel" është shprehur: "Kam qenë pjesë e futbollit korrekt shqiptar dhe vazhdoj ta bëj një gjë të tillë.

Dikur më ka ndodhur një episod, kur kam qenë në një shoqëri me disa futbollistë dhe me disa miq të mi. Nuk kisha lidhje me atë çfarë ata bisedonin. Isha për qejf. Në një moment m'u desh të bëja rolin e menaxherit dhe përkthyesit. Ndoshta përkthimi që bëra nuk ishte i saktë, por nuk isha i përfshirë fare në ato çka thuheshin.

Me ndërgjegje të pastër, unë i siguroj të gjithë shqiptarët se nuk jam marrë dhe nuk do të merrem kurrë me trukime. Ndonjëherë qëllon me njerëz të gabuar dhe kjo më ka ndodhur edhe mua", u shpreh Altin Rraklli për "Top-Channel".

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga