Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“All in” për Marash Kumbullën”, Lazio “sakrifikon” mbrojtësin e njohur për talentin kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
“All in” për Marash Kumbullën”, Lazio

Lazio nuk dorëzohet për Marash Kumbullën. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi e shikon mbrojtësin shqiptar si lojtarin ideal për repartin e mbrojtjes. Drejtori Tare pasi nuk është bindur nga alternativat Coates e Lovren ka kthyer të gjithë vëmendjen nga Kumbulla.

Klubi kryeqytetas do të tentojë gjithçka për të arritur të mbrojtësi i talentuar shqiptar edhe pse konkurrenca nga Inter, Napoli, Arsenal apo edhe Lyon është e madhe. Lazio e ka gjetur “çelsin” për të arritur te kjo marrëveshje dhe ai që do të sakrifikohet është Marusic.

Mbrojtësi nga Mali i Zi kërkohet me ngulm nga PSG-ja dhe klubi bardhekaltër pritet të përfitojë rreth 20 milionë euro. Të gjitha këto para do të përdoren për të arritur te Kumbulla e tashmë Tare ka nisur nga puna.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga