Modelja Alice Campello dhe futbollistit Alvaro Morata, mesa duket po kalojnë një moment shumë delikat në marrëdhënien e tyre në çift. Një krisje mes tyre sipas mediave spanjolle ka si shkak përfshirjen e një personi të tretë në lidhje, ku zërat flasin për dikë që është pjesë e rrethit profesional të Moratës.
Thashethemet për tradhti qarkulluan gjatë krizës së parë midis Alice Campello dhe Alvaro Morata, por u mohuan. Por nga ana tjetër dyshimet u rritën edhe më shumë pasi modelja mori pjesë në dasmën e shoqes së saj Isabel Pena pa bashkëshortin e saj.
Megjithatë përsëri Campello mohoi gjithçka duke thënë se edhe nëse gjërat do të ishin mirë, futbollisti nuk do të kishte marrë pjesë. Për dyshen mjaft simpatike nuk është hera e parë që ata bëhen pjesë e titujve kryesorë në mediat rozë pasi edhe më herët lidhja nuk ka qenë apsak e qetë, pasi ka pasur divorc por dhe ribashkim mes tyre.
