
Prej javësh qarkullon lajmi se nëna e Cristiano Ronaldos kërkon të ndajë portugezin me Georgina Rodrguez. Në lidhje më këtë temë ka folru pikërisht nëna e CR7-tës, Dolores Aveiro, e cila ka përgojuar lajmet, ndërsa thekson se median po përdorin familjen e saj për t’u promovuar.
Së pari, ajo deklaroi se i ka kontaktuar avokatët, pasi donte të mbronte reputacionin e familjes së saj. Averio shtoi se nuk do të lejonte kurrë që një burim joprofesionist të përdorte emrin e saj. Ajo do të shkojë deri në fund jo vetëm për të mbrojtur veten dhe të dashurit e saj, por edhe për të provuar se gjithçka që është publikuar më parë është krejtësisht e rreme.
“Lajmi është publikuar në një gazetë të njohur portugeze, e cila po abuzon me familjen time për qëllime promovimi. Ky lajm është i rremë dhe keqdashës. Falënderoj ata që më ndjekin dhe më respektojnë. Lajme të tilla dhembin dhe i lënë ‘duart të lidhura’ kur bëhet fjalë për gjënë më të shtrenjtë – familjen. Nipërit e mi lexojnë dhe dëgjojnë gënjeshtrat që po përhapen. Prandaj nuk do të heq dorë derisa gazetat të vërtetojnë gjithçka që botohet”, përfundoi ajo.