
Përgjigje dhe kundërpërgjigje. Trajneri i Tiranës, Egbo nuk ka qëndruar më duarkryq dhe ka vendosur thojë diçka për akuzat e Gjicit, ku sipas të cilit bardheblutë kanë marrë fitore të çuditshme. Për RTSH, ''timonieri'' Egbo shprehet besimplotë se skaudra ka arritur me forcat e veta deri këtu.
"Besoj që nuk kam nevojë të komentoj, është thashethem që secili ka të drejtë ta shprehë si do. Ne vlerësojmë çdo kundërshtar që do të kemi, çdo ndeshje është si një finale. Luftëtari apo Flamurtari janë ekipe që nuk falin asgjë, ne nuk kemi lejuar kundërshtarët të na luajnë, I kemi detyruar të luajnë si kemi kërkuar dhe kemi marrë rezultatet që kemi kërkuar. Kemi ndeshjen në Kupë pasnesër dhe aty e kemi mendjen.
Pas ndeshjes në Kupë fillojmë e mendojmë për ndeshjet e kampionatit. Siç kam thënë, i marrim ndeshjet një nga një, kur mbaron kemi ndeshjen e radhës. Po luftojmë nga të dy krahët, do të futemi në fushë gjithmonë për të marrë maksimumin dhe të shohim si do të ecë. E ka thënë edhe presidenti , vetëm për Muçin di, nuk e di unë ku është dëgjuar ky lajm për Bathën. Vetëm atë di në klubin tim. Ngo? Çfarë ndodh brenda familjes e kemi zgjidhur dhe jemi të qetë, nuk ka problem që na shqetëson" - Thotë Egbo.