Partizani u eliminua nga Champions League me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Në takimin e parë u mundën 1-0 në “Elbasan Arena”, ndërsa në të dytin pësuan dy gola në Salzburg. Kështu, të kuqtë u përshëndetën me kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.
Por, menjëherë pas ndeshjes së dytë, portieri Alban Hoxha ka shpërthyer në akuza për mbrojtësin nigerian, Sodiq Atanda. Ky i fundit është akuzuar nga kapiteni Alban Hoxha për lojë të dobët gjatë sfidës, e si për pasojë erdhën dhe golat e pësuar.
Por, në një shkrim të “newsport.al”, menaxheri i mirënjohur shqiptar, Mario Cenolli, ka reaguar ndaj portierit, duke u shprehur: “Po për ndeshjen e parë si i bëhet, duhet të akuzohet gjysma e skuadrës”.
Faktikisht, komenti i Cenollit është i drejtë në replikën që bën me portierin dhe kapitenin e të kuqve, pasi nuk mund të akuzosh në mënyrë të tillë, sepse te Partizani një javë më parë gaboi Ibrahimi, i cili shkaktoi 11-metërsh, po ashtu dhe gabime të tjera, ku edhe Kalari mori karton të kuq. Probleme, të cilat nuk duhet të dalin jashtë grupit, ose siç quhet në të tilla raste “jashtë familjes”.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.