
Skuadra tetovare e Shkëndijës ka marrë një vendim humanitar për t'u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga përmbytjet në Shkup.
Presidenti i klubit dhe kryesia kanë vendosur që të ardhurat nga biletat e takimit të parë të kampionatit, mes Shkëndijës dhe Sileksit, që do të zhvillohet të hënën në Tetovë, të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga fatkeqësia natyrore.
Klubi i ka bërë thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër për ndeshjen në mënyrë që ndihma të jetë sa më e madhe.
Poll