“Ajo tha PO”, propozimi fantastik i Jahmir HYKËS për partneren e tij në Portofino (FOTO)
Shkruar nga NEWSPORT
Ditë speciale për Jahmir Hykën dhe partneren e tij, nga ato ditë që nuk harrohen kurrë. Ish-mesfushori i Tiranës dhe i Kombëtares shqiptare i ka propozuar partneres së tij, Enxhi, në Portofinon fantastike të Italisë.
Është vetë Hyka që ndan fotot me ndjekësit e tij në Instagram me mbishkrimin: “Ajo tha PO”, ndërsa shton edhe se ndihet si burrë me fat.
Nuk mungojnë as urimet nga figura të botës së sportit që i urojnë jetë të lumtur çiftit më të ri në botën rozë të sportit.