Ahmat Grozni luajti një ndeshje miqësore ditën e sotme përballë Ludogores. Në fushë ishin edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekim Balaj si dhe Berisha. Dyshja shqiptare ishin protagonist në sfidën e sotme duke shënuar për skuadrën e tyre. Pjesa e parë u mbyll me 4-1 në favor të skuadrës së Ludogores, por në të dytën ishin Balaj dhe Berisha që ngushtuan diferencën e humbjes.
Edhe pse ishte miqësore të dy lojtarët shqiptar kanë treguar një paraqitje pozitive dhe kanë treguar forcat për të qenë titullar në kampionat. Kujtojmë që skuadra e Akhmatit gjendet në vendin e tetë në kampionat, teksa janë vetëm 5 pikë larg objektivit kryesor të tyre, pjesëmarrja në kupat e Europës