
Në Itali ashtu si në të gjithë Europën futbolli është ndalur, por megjithatë një vëmendje e madhe mbetet për transferimin e lojtarëve në merkaton e verës që po afron. Agjentët e futbollit po bëhen gati e ndërsa kjo verë pritet të jetë e nxehtë edhe për futbollistët shqiptarë. Elseid Hysaj duket se është gati ti jap fund aventurës me Napolin, por agjenti I tij Mario Giuffredi ka ulur tempin e lajmeve të publikuara së fundmi. Agjenti i shkodranit ka folur në mediat italiane për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares, ku është shprehur se “në këtë kohë nuk mund të mendojmë për transferta”.
“Unë e kam thënë gjithmonë në intervistat e mëparshme, Hysaj bëri një rritje të nivelit me Gattuso, ai u kthye sërish në nivelet që ishte me Sarrin. Gattuso ka një mendim të mirë për të, por ai është në njëjtin nivel me Di Lorenzo. Nuk mund të kesh dy lojtarë të të njëjtin nivel dhe në të njëjtin rol.
Transfera në Romë? Nuk e di, nuk flas dot për ekipe tani. Ne nuk kemi as kohën të mendojmë për transferta në këto momente”, është shprehur agjenti I Hysaj.