Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Arbër Abilaliaj, sulmuesi pa skuadër, por...

Shkruar nga NEWSPORT
Arbër Abilaliaj, sulmuesi pa skuadër, por...

Arbër Abilaliaj, sulmuesi i mirënjohur vlonjat, i cili ka luajtur për disa skuadra jashtë Shqipërisë por edhe me kombëtaren kuqezi, sot është i lirë dhe pa skuadër. Ai ka qenë pjesë e Skënderbeut, por askush nuk e pa në fushë “bomberin” vlonjat, i cili u dëmtua dhe ka afro një vit larg fushave.

Abilaliaj kërkohet nga disa skuadra, të cilat duan ta bëjnë të vetin, por ngërçi kryesor për vlonjatin janë paratë. Ai dëshiron shumë, ndoshta shifra të njëjta që ka marrë kur ka qenë në formë maksimale, por që klubet nuk e kanë luksin të paguajnë.

Futbollisti vazhdon të mbetet pa kontratë, ndërsa nuk dihet se ku do të stërvitet dhe se ku do të luajë për sezonin e ri. Opsionet janë të shumta, megjithatë, futbollisti shtatlartë duhet që të qartësojë të ardhmen e tij.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga