Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

'A do fejohesh me mua?', lojtari i Atletico Madrid bën propozimin emocionues në mes të fushës së "Wanda Metropolitano" (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
'A do fejohesh me mua?', lojtari i Atletico Madrid bën propozimin

E kishte ëndërruar prej kohësh dhe më në fund erdhi. Marcos Llorente i ka propozuar për fejesë partneres së saj, Patricia Noarbe.

Gjithçka ka ndodhur në fushën e stadiumit të Atletico Madrid "Wanda Metropolitano" me të cilët aktivizohet spanjolli.

Llorente e kishte ftuar Noarbe që të shikonin një video me momentet më të mira të tij në fushë në sezonin e shkuar, përpara se një përfaqësues i klubit t'i sugjeronte që ata të shikonin një video me gjëra që kanë vërtetë rëndësi.

Në atë moment u shfaqen përvoja të përditshme të çiftit, teksa Llorente u ul në gju për t'i propozuar. Për fatin e tij të mirë, Noarbe tha "PO" dhe nuk ishte në gjendje të mbajë lotët, ndërsa çifti përqafohej.

Për të përfunduar surprizën, familja dhe miqtë e saj dolën të gjithë në fushë për të përqafuar çiftin e sapo fejua.

https://youtu.be/c4cbqgg4WBc
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga