
Sherif Tiraspol ka arritur të kalojë më tej në Champions League teksa ka fituar me rezultatin 1-0 kundër Mariborit. Ka mjaftuar goli i realizuar nga Yansane në minutën e 88-të për t'i dhënë një triumf të rëndësishëm ekipit të Regi Lushkjës.
Mesfushori shqiptar e nisi nga minuta e parë si titullar duke dhënë një kontribut të madh në këtë sukses të ekipit të tij. Takimi i parë kishte përfunduar me shifrat 0-0, ndërsa sot u mbyll me fitoren e Sherif Tiraspolit.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për turin e dytë të Champions League. Në këtë mënyrë, Lushkja me ekipin e vet do të luajnë tashmë në turin e tretë të këtij kompeticioni madhor.
Poll