Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

90 minuta në fushë, Idi Batha shijon 3 pikët e para në Rumani

Shkruar nga NEWSPORT
90 minuta në fushë, Idi Batha shijon 3 pikët e para në

Idi Batha ka shijuar 3 pikët e para në kampionatin rumun. Ish mesfushori i Tiranës u largua nga Superliga për të firmosur me UTA Arad në elitën e futbollit të Rumanisë dhe dje mesfushori ka fituar ndeshjen e parë me skuadrën e tij. UTA Arad fitoi minimalisht 0-1 në transfertë në ndeshjen e dytë të kampionatit dhe Batha ishte titullar duke luajtur për 90 minuta.

Mesfushori shqiptar ndihmoi ekipin edhe në golin e shënuar nga Dangubic në minutën e 4-të duke pasuar te Ubbink, ndërsa ky i fundit asisitoi në zonë për Dangubic që me finte e dërgoi topin në rrjetë. Një ndeshje pozitive edhe për Bathën që shijon kështu fitoren e parë në Rumani pas vetëm dy javësh kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga