Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

90 minuta larg historisë, presidenti i Vllaznisë: Këtu jo rastësisht, gati për në 16 ekipet më të mira

Shkruar nga NEWSPORT
90 minuta larg historisë, presidenti i Vllaznisë: Këtu jo

Vllaznia e femrave luan nesër në 16:00 me Vorskla Poltava, për ndeshjen e kthimit play-off në Champions League. Dueli i parë përfundoi 1-1, me shkodranet që në “Loro Boriçi” presin mbështetje më të madhe se në sfidën e parë.

Para ndeshjes për ”Sport Show” ka folur edhe presidenti i Vllaznisë, Lazer Matija. Për të, ekipi nuk është rastësisht në këto nivele, teksa gati për stafin teknik janë edhe dy futbollistet që lanë pas dëmtimin.

“Nëse ne fitojmë ndeshjen dhe kalojmë ditën e mërkurë me ekipin kampion të Ukrainës, patjetër që në Shkodër do të vijnë emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Megjithatë, patjetër që për t’u ndeshur me ta, duhet kaluar ky 90-minutësh me ekipin ukrainas.

Në fakt, është një 90-minutësh i vështirë. Nuk është e lehtë, pasi ekipi ukrainas këtë synon, madje ata e kanë menduar Vllazninë një kundërshtar të lehtë dhe u ka dalë disi e papritur ky ekip, por gjithsesi ne kemi hyrë me objektiva të qarta. Nuk kemi hyrë vetëm ta provojmë, që po doli mirë, po nuk doli nuk humbasim gjë. Ekipi është i vendosur që të luftojë deri në sekondat e fundit për t’u kualifikuar.

Një gjë të tillë e tregoi më së miri edhe ndeshja e parë, edhe pse në ndeshjen e parë patëm disa problematika, që në futboll edhe ndodhin. Një gabim i gjyqtares mund të ndikojë shumë, sepse këto janë ndeshje me eleminim direkt, nuk janë me grumbullim pikësh dhe prandaj ka kosto një gabim që mund të bëjë gjyqtarja, me dashje apo padashje, kjo nuk është e rëndësishme.

Megjithatë, kryesorja është që në ekipin tonë kthehen dy futbolliste që ne i kemi pasur me problematika dëmtimi. Kjo është bërë e ditur edhe në media, sepse ishin dy futbolliste formacioni, dy futbolliste të Kombëtares, që nëse do i aktivizonim, do të rrezikohej karriera e tyre.

Ne menduam që ndeshjen e parë ta nisim pa këto dy futbolliste dhe ta vazhdojmë kështu, sepse e dinim se gjithçka do të shkonte në ndeshjen e dytë. Rikthimi i këtyre dy futbollisteve dhe forma e mirë e futbollisteve të tjera, që treguan në ndeshjen e parë, mendoj që na jep një garanci dhe një besim që ky ekip ka vlera, ky ekip mund të pretendojë realisht që të jetë në ekipet më të mira të Europës.

Mendoj që mbështetja që iu dha ekipit tonë edhe në ndeshjen e parë nga mbarë opinioni, sidomos nga opinioni shkodran, sepse ishte një numër i konsiderueshëm spektatorësh, sa që ua kalon edhe ndeshjeve të Superiores së meshkujve. Për ne, është një ogur i mirë, është një shenjë e mirë që futbolli luhet për këto tifozë.

Këto tifozë e duan këtë ekip dhe ky ekip e them me bindje që do të na krenojë, sepse nuk është një moment që vjen shpesh për vende si Shkodra dhe Shqipëria, sepse duke ditur që të futesh në elitën e futbollit në Europë, është shumë e vështirë. Vllaznia e ka këtë shans.

Ne mund edhe të mos kalojmë, sepse është futboll dhe nuk do ta quajmë disfatë, nëse Vllaznia nuk e kalon, por mundësitë janë reale që ky ekip të futet në 16-ekipet më të mira të Europës dhe të jetë aty ku e meriton ky qytet”, tha Matija.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga