
Juventusi fitoi 3-1 kundër Napolit në sfidën e parë të gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Një ndeshje që pasoi me akuza të Napolit se Juventusi u favorizua nga gjyqtari.
Televizioni lokal "Spazio Napoli", një ditë pas sfidës ndaj Juventusit ka marrë mendimet e tifozëve napolitanë.
"Kjo bluzë flet më shumë! Më mirë i vdekur se juventin", thotë një tifoz i Napolit duke treguar bluzën me mbishkrimin e mësipërm, duke e konsideruar humbjen ndaj Juventusit si zhgënjim, ndërsa rezultatin e takimit si: Gjyqtari-Napoli 3-0.
Një tjetër tifoz i Napolit shkon edhe më tej teksa shprehet: "Nuk do ta lë më tim bir të shohë futboll. Pse? Po ta shpjegoj. Po përpiqemi të edukojmë fëmijët tanë. Por, pas ndeshjes Juventus-Napoli, djali im arriti në një konkluzin duke më thënë: Babi, për të fituar duhet të vjedhësh! Ndaj unë kam vendosur të mos e lë më të shohë futboll".