
Kombëtarja e femrave u mund 0-7 nga Norvegjia, në sfidën e luajtur për kualifikueset e Botërorit. Në Air Albania, skuadra nordike nuk fali, duke shënuar një herë në pjesën e parë dhe gjashtë të tjera në të dytën.
Siparin e golave e hapi Maanum në minutën e 23-të. I dyti dhe i 3-ti do vinin përkatësisht në minutat 60-të dhe 62-të nga Reiten dhe Thorisdotir. Në të 70-tën, radhë e pati Saevik.
Manuk do “përshendeste” rrjetën sërish në të 77-tën, ndërsa do kishte kohë edhe për 2 gola të tjerë. Hasund dhe Terland “tundën rrjetën” në fund.
Kështu, vajzat kuqezi janë në vendin e pestë me 4 pikë, ndërsa norvegjezet kryesojnë grupin.
Poll