
Tottenham është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm. Me largimin e mundëshëm të Vertonghen që nuk ka rinovuar ende kontratën e tij, Jose Mourinho ka gjetur lojtarin e ri. Sipas mediave angleze Tottenham ka kthyer sytë nga mbrojtësi I Norëich , Ben Godfrey. Lojtari ka një kontratë deri në 2023, ndërsa klubi e vlerëson rreth 60 milionë euro kartonin e tij.
Mourinho kërkon me çdo kusht një mbrojtës të ri dhe drejtuesit e Tottenham janë gati t'I plotësojnë dëshirën. Tashmë mbetet për t'u parë nëse presidenti Levi do të paguajë 60 milionë euro për ta blerë nga Norëich.
Poll