
Milan Skriniar vijon të mbetet në qendër të merkatos së verës. Qendërmbrojtësi është në radarin e Paris Saint Germain, por Inter po tenton ta shmangë shitjen e tij. Shtatlarti ka ngjallur edhe interesin e Chelsea-it. Britanikët janë të interesuar gjithashtu edhe për Dumfries.
Nga Spanja bëjnë me dije se Marotta ka fiksuar çmimin e shitjes për lojtarin. Ai pretendon të përfitojë rreth 50 milionë euro, ndërsa deri në fund të merkatos të kenë siguruar 60 milionë euro. “Fichajes.net” shkruan se klubi po pret oferta për futbollistët që nuk janë në planet e stafit teknik.
Poll