
Gigi Buffon nuk ka ndërmend të ndalet. Portieri 43-vjeçar firmosi me Parmën në Serie B dhe do të vazhdojë të luajë futboll.
Në një intervistë për "Gazzetta dello Sport", Buffon ka folur për këtë aventurë të re, ndërsa ka treguar edhe ëndrrën e tij të madhe që është të marrë pjesë në botërorin e Katarit me Italinë vitin e ardhshëm. Edhe pse është në moshën 43-vjeçare, Buffon nuk njeh limite dhe dëshiron të jetë pjesë e Kombëtares që drejtohet nga Mancini.
"Tani vazhdoj, sepse kam një ëndërr. Por, do të duhet të mbështetem nga rezultatet. Sapo të njoh një shenjë të rënies, një minutë më vonë do të ndalem. Gjithashtu, sepse jam plotësisht i lumtur në shtëpi me gruan dhe fëmijët e mi, me miqtë. Lënia e futbollit kurrë nuk do të jetë problem, sepse ndiej nevojën për të bërë diçka tjetër. Jam i ngazëllyer me idenë se do të jem në gjendje t'iu kushtoj kohë hobeve dhe shumë gjërave të vogla, që po tani po i sakrifikoj. Kam një ëndërr për të arritur, mbase një utopi, e cila më shtyn përpara.
Objektivi? "Mancini bëri një gjë të jashtëzakonshme. Ne vetëm mund ta lëvdojmë dhe ta përgëzojmë atë. Dhe unë, në moshën 43 vjeç, gjithashtu për respekt të punës së trajnerit, nuk do të jem kurrë ai që aplikon: Oh, edhe unë jam këtu... Kurrë. Por më duhet Kupa e Botës për të ëndërruar. Përndryshe, për çfarë po luaj? Sigurisht, që ta rikthej Parmën në Serie A. Dhe më pas? Pothuajse me siguri Mancini nuk do të më telefonojë, me të drejtë, ai ka njerëzit e tij, grupin e tij. Sidoqoftë, unë kam nevojë të di se do të ketë një Kupë Bote në Katar për të vazhduar të luaj dhe ëndërroj", u shpreh Buffon.