
Dje presidenti historik i Milanit, Berlusconi njoftoi se klubi i është shitur investitorëve kinezë për një shifër rekord. Milani do të ketë në dispozicion një buxhet prej 400 milionë eurosh. Shifra këto që do të sillnin transformime rrënjësore në emrat që ekipi synon të afrojë. Mendohet që të goditet me një pesëshe yjesh. Nga sulmi në mbrojtje Milani mund ti lejojë vetes tashmë edhe goditje dhjetra milionëshe.
Për mbrojtjen objektivi ka një emër kryesor ai i gjermanit Hummels. E vështirë por jo e pamundur me një shifër rreth 40 milionë eurosh.
Emri i dytë që përflitet është ai i Pjaniç, mesfushorit të ri po të talentuar, i cili para pak kohësh kaloi nga Roma për te Juventus.
Emrat e tjerë janë për sulmin nga francezi Pogba, te uellsiani Gareth Bale e në fund te argjentinasi Higuain. Këto të fundit kanë klauzola me ekipet e tyre që kapin shifrat e çmendura të qindra milionëve euro. Por për sa kohë ka 400 milionë në dispozicion dhe një vullnet fillestar për të bërë goditje të mëdha, Milan do të tentojë të rifutet fuqishëm në Europën e dalë prej disa vjetëve.