
Fulham, klubi që u promovua sezonin e fundit për në Premier League, kërkon të fitojë shërbimet e Alessio Romagnolit. Oferta e ofruar për ish- kapitenin e Milanit është 4 milionë euro për sezon. Kështu Romagnoli do e kishte eksperiencën e parë jashtë Italisë, pasi ka luajtur vetëm në kampionatin italian deri më tani.
Mbrojtësi fitoi titullin kampion me Milanin sezonin e fundit dhe megjithëse mbante veshur fanelën kuqezi prej vitit 2015, sërish nuk pati rinovim të kontratës. Gjithsesi lojtari po e mendon ofertën që i ofrohet për 4 sezonet e ardhshme, pasi duket të ketë dëshirë për të qëndruar në Itali.
Poll