Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

4 humbje në 5 ndeshje, Di Biagio kërkon ndihmën e Igli Tares për të dalë nga "balta"

Shkruar nga NEWSPORT
4 humbje në 5 ndeshje, Di Biagio kërkon ndihmën e Igli Tares

Dinamo e këtij sezoni erdhi me ndryshime radikale, investime madhore e pritshmëri tepër të larta për t’u rikthyer në majat e futbollit shqiptar. Mirëpo, në këto 5 javë të para të Superiores, rezultatet kanë treguar të kundërtën teksa kanë marrë vetëm 1 fitore dhe plot 4 humbje duke u renditur të parafundit në renditje.

Stoli i trajnerit Di Biagio duket i sigurt për momentin, mirëpo, italiani ka kërkuar ndihmën e Igli Tares për të dalë nga balta. Ish-drejtori i Lazios është njeriu që e solli Di Biagion te dinamovitët dhe në dy ditët e fundit ka qenë i pranishëm në stërvitjet e skuadrës.

Mbetet të shihet nëse prania e Tares pranë ekipit do të ketë ndonjë ndikim në rezultat me Dinamon që do të zbresë ditën e nesërme në fushë në transfertën e vështirë përballë Laçit në orën 15:00.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga