Kombëtarja U19 do të zhvillojë një minifazë përgatitore, në të cilën janë grumbulluar shumica e talenteve nga klubet shqiptare. Katër lojtarë ka thirrur trajneri Nevil Dede nga Akademia e Tiranës, ndërsa klubi bardheblu I ka bërë "jehonë" lajmit edhe në kanalet zyrtare.
Andri Stafa, Omar Musai, Aldi Gjumsi dhe Argel Avdiu janë katër lojtarët në minifazën e Durrësit, që do të zhvillohet nga sot deri në 17 korrik 2020. Kombëtarja U19 do të luaj dy miqësore, ato ndaj Apoloniasë u19 dhe Kombëtares U18.

Poll