Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

32 sportistë nga i gjithë vendi, shpallet kampioni i ri i bilardos

Shkruar nga NEWSPORT
32 sportistë nga i gjithë vendi, shpallet kampioni i ri i bilardos

Ermal Dyli është kampioni i ri kombëtar në bilardo. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka bërë me dije se i riu ka arritur të dalë më i miri në këtë garë të organizuar nga Federata Shqiptare e Bilardos.

Një edicion me 32 bilardistë ka nxjerrë kampion pikërisht Dylin. Lajmi bëhet i ditur nga KOKSH-i përmes një njoftimi në kanalin zyrtar:

“Ermal Dyli është kampioni i ri kombëtar në bilardo.

Federata Shqiptare Bilardos organizoi këto ditë në Tiranë Kampionatin Kombëtar me pjesëmarrjen e 32 bilardistëve nga i gjithë vendi.

Gara ka qenë e fortë, por në fund triumfoi Ermal Dyli. Në vendin e dytë, Julian Xhafa. Plotësojnë podiumin Mario Zaja e Besmir Cufe”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga