Juventus kërkon të rinovojë kontratën me Cristiano Ronaldon edhe për 3 vitet e ardhshme. “La Gazzetta dello Sport” bën me dije që drejtuesit bardhezi nuk duan të humbasin shërbimet e yllit të tyre, për të cilin ishte thënë që në fund të këtij edicioni i jep fund aventurës me kampionët e Italisë. Te “Zonja e Vjetër” po përgatisin një ofertë në mënyrë që 34-vjeçari të bindet të rinovojë deri në 2023.
Mediet në Portugali shkruanin të kundërtën, teksa raportohej se pas ndeshjeve të Kombëtares, Ronaldo do të ulet me drejtuesit për të kërkuar fundin e bashkëpunimit. Një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, por me interes pritet të shihet nëse ylli portugez do të rinovojë apo do të kërkojë të luajë për një skuadër tjetër. 34-vjeçari ka luajtur në 41 ndeshje me Juventus, ku ka arritur të shënojë 26 gola.