
Interi ka nisur prej dytë ditësh përgatitjet për sezonin e ri. Zikaltërit prezantuan trajnerin e ri, Simone Inzaghi dhe menjëherë tekniku nisi nga puna me lojtarët që ishin në dispozicion.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Interi bëri me dije se 3 lojtarë të rinjë nga akademia që do të bashkoheshin me skuadrën e parë kanë rezultatuar pozitivë me Covid-19.
Që të 3 futbollsitët janë futur menjëherë në karantinë duke evituar kontaktet me pjesën tjetër të ekipet që pas testeve kanë rezultuar negativë.
" FC Internazionale Milano njofton se tre lojtarë të Primavera, të cilët duhet të ishin pjesë në ekipin e Parë, kanë rezultuar pozitivë në kontrollet parandaluese të kryera nga klubi para startit të sezonit. Të tre djemtë janë tashmë në izolim në shtëpitë e tyre ", njofton klubi.