
Nikola Kaliniç thuhet se ka arritur marrëveshjen me kuqezinjtë e Milanit ditën e sotme. Pas shumë përpjekjesh, mësohet, se klubi i lojtarit, Fiorentina është bindur për kalimin sulmuesit te kuqezinjtë.
Vetë lojtari ka shfaqur interes për tu bashkur me ekipin e ri, kohët e fundit sulmuesi nuk kishte marrë pjesë në asnjë nga senancat stërvitore, pasi kishte dorëzuar pranë klubit një letër, kur kërkonte të largohej, duke u shprehur i qartë, "dua të shkoj te Milani".
Nga ky akord, Fiorentina do të përfitojë 20 milionë euro plus 5 milionë të tjera për huazimin. Sezonin e parë, nën urdhrat e Montelës, 29-vjeçari do ta kalojë si i huazuar, ndërsa pas një viti Milani do të jetë i detyruar sipas marrëveshjes që ta blejë kartonin e sulmuesit. Kaliniç bëhet kështu lojtari i 12-të i afruar nga kuqezinjtë në merkato me shpenzimet që i afrohen kuotës 250 milionë euro.
[gallery columns="1" size="full" ids="137498"]