
Merkato ende nuk ka nisur por emrat që lidhin futbollistët me skuadrat e njohura, po. Dominik Szoboszlai është emri më I fundit që shihet në listën e dëshirave të Milan. Mesfushori 20 vjeçar I RB Salzburg në Austri është dëshirë e Ralf Ragnick, që pritet të marrë frenat e Milan nga sezoni që vjen. Lojtari nuk konsiderohet I pashitshmëm nga klubi I Bundesligës austriake, ndërsa çmimi I kartonit të tij është 25 milion euro.
Më herët edhe Juventus kishte pasur kontakte me lojtarin, ndërsa shuma është dukur e lartë për drejtuesit e bardhezinjve, që nuk guxojnë të investojnë te një I ri I paprovuar. Salzburg kërkon pagesën kesh, duke mos pranuar shkëmbime apo huazime, gjë që ka stepur Zonjën e Vjetër. Në këtë garë Milan duket I favorizuar, që me 25 milion euro do siguronte një nga talented premtues së Evropës.