
Kohës së pritjes po i vjen fundi. Ish arbitri Bobby Madley u pezullua për 18 muaj për shkak të një qarkullimi të një videoje në rrjet ku ofendohej një person me aftësi të kufizuara. Në fund të ëktij sezonit në Angli, ai do i rikthehet sërish fushës së blertë. Në një intervistë për mediat angleze, Madley shprehet: ''Vitin tjetër do arbitroj në League One dhe League Two. 18 muaj më parë u ndëshkova për shkak të disa sjelljeve të mia të pahijshme. Dua të rikthehem në një gjyqtar profesionist''.
Boby Madley njihej në Britaninë e Madhe si një arbitër mjaft i mirë. Anglia mbetet një nga shtetet që ndëshkon më maksimum skandalet në botën e futbollit, e ky ishte një rast. Ata kanë bërë veprimin e duhur pasi assesi nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla.